April 28, 2024
Shqipëri

Biznismenia me prejardhje dibrane prodhon autoambulanca për në Ukrainë (Video)

Arjeta Puca është sipërmarrëse me prejardhje nga Dibra e Vogël e Shqipërisë. Si e vogël ka migruar në Turqi familjarisht, por para gjashtë viteve janë kthyer në Shqipëri.

Ajo tani ka zhvilluar biznes mbresëlënës dhe prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB, për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën, transmeton Lideri.mk.

Së bashku me familjen Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj. (Lideri.mk)