May 12, 2024
Sport

FC Eagles Aarau, klubi shqiptar arrin në finale të Kupës zvicerane

Skuadra shqiptare në Zvicër FC Eagles Aarau u kualifikua në finale të Kupës të Axpo Aargauer.

‘Shqiponjat’ u kualifikuan në finale për moshat 30+, ndërsa në finale do të ndeshet me FC Muri, shkruan albinfo.ch.

Kjo finale do të zhvillohet më 17 maj, nga ora 20:45. Kupa Axpo Aargauer organizohet nga FC Aarau në bashkëpunim me qytetin e Aarau dhe Shoqatën e Futbollit Aargau.

Pjesë e klubit shqiptar janë: Regj Berisha, Gentian Shala, Drilon Qelaj, Urim Mulaj, Ramë Neziri, Dardan Neziri, Alban Shala, Elsad Zverotic, Faton Gashi, Dibran Kryeziu, Naser Neziri, Xeni Zejnulaj, Adnan Gashi, Bujar Kryeziu, Arsim Ibrahimi, Ali Ramani, Astrit Krasniqi, Adrian Rexhaj, Fatos Gashi, Besmir Shala, Ardian Gashi, Alban Kryeziu.