Bashkëpunim për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Preshevës

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim z. Ervin Mrishaj, me origjinë nga Tropoja, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pronar i kompanisë amerikane ISA Consulting Group, njoftoi kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani.

‘Gjatë takimit diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional të të rinjve, me fokus të veçantë krijimin e një programi të praktikës profesionale për studentët dhe të rinjtë e Preshevës’, njoftoi Sinani, transmeton portali Lideri.mk.

Kjo iniciativë synon të krijojë mundësi për përvojë praktike, zhvillim të aftësive profesionale dhe lidhje më të ngushta me tregun e punës.

" "

‘Takimi shënon një hap drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit me profesionistët dhe kompanitë shqiptare që veprojnë në SHBA, duke sjellë përvoja dhe mundësi të reja për komunitetin tonë.

Investimi në dije dhe në potencialin e të rinjve është investim në të ardhmen e Preshevës!’, theksoi Sinani./Lideri

sqShqip