Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me deputetin Adnan Azizi, kanë qëndruar në Çellopek në mbështetje të kandidatit të VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseinit.

Huseini ka theksuar se së bashku kanë falur xhumanë dhe më pas kanë bashkëbiseduar me banorët e Çellopekut.

“Së bashku falëm xhumanë dhe më pas, në një kafe me banorët, bashkëbiseduam nga afër për Çellopekun dhe ndryshimin që e presin në komunën e Bërvenicës”, ka shkruar Jakup Huseini.

sqShqip