May 16, 2024
Sport

BFI në Itali organizoi pritje për kampionin nga Studeniçani, Xhezair Latifi-XHEZA

Në pasditën e së premtes, më 21.10.2022, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Itali, dr. Reshat Ibishi, së bashku ms disa anëtarë të xhamisë, realizuan një takim me kampionin e mundjeve në peshë të rënd Kampionin në nivele të ndryshme në rangun nacional si dhe internacional e kush tjetër pos – Pelivani i Studeniçanit – Xhezair Latifi (XHEZA) si dhe bashkëkontribuesin si dhe humanistin nga Kërçova Çelebi Abdiu..

Në kuadër të këtij takimi Kryetari I BFII i dëshiroi mirëseardhjeje dhe biseduan për aktivitetet e shoqatave tona si dhe më konkretisht aktiviteti i Qendrës Islame Kulturore në Itali, Xhamia Nur -Drita në Casaloldo si dhe qendrave tona në Itali.

Nga takimi dhe njoftimi i aktiviteteve të qendrës tonë dhe shoqatave respektive, mbetëm të kënaqur duke shpresuar që në të ardhmen të rinjtë t’i motivojmë në ruajtjen e traditave tona kombëtare dhe fetare.

21.10.2022, e premte (e xhuma)
Casaloldo