Diogardi mesazh nga Amerika: Kosovës i nevojitet ushtri e fortë, përkrahje e fuqishme për Vjosën dhe Albinin!
NUK KA SHTET PA USHTRI TË FORTË.
Kjo ishte porosia kryesore nga takimi i Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Armend Mehaj me legjendat e veprimtarisë lobiste në Washington Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi , si dhe Bordin e Ligës Shqiptaro-Amerikane. U shqyrtuan shumë çështje, si:
– Përkrahja e parezervë zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë së Kosovës.
– Bashkëpunimi i shtuar dhe koordinim në të gjitha nivelet me Amerikën, sidomos në planin e mbrojtjes.
– Angazhimi i Ligës që nëpërmjet të Komitetit të Senatit Amerikan për marëdhënje me jashtë, të udhëhequr nga senatori Bob Menendez, të organizohet në Washingto një dëgjim (Hearing) për Kosovën dhe situatën në Evropën Juglindore, për të ju kundërvënë veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë hegjemoniste dhe fashiste.
– Përkrahja Qeverisjes së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga KM Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani në ballafaqim me shtetin shovinist serb me kërkesë të vendosur që të mos lëshohet pe në çështjet madhore shtetërore dhe kombëtare. Jo kurrë shkëmbim teritori, as asociacion etnik dhe as ekstraterritorialitet. Pikë.
– Bashkëpunimi i ngushtë me Qeverinë për realizimin e projektit të ndërtimit të ” Murit të nderit” në Prishtinë kushtuar shpëtimtarëve të popullit Hebrenj në Kosovë gjatë Holokaustit.
Ministri Mehaj ishte i shoqëruar nga përfaqësues të rëndësishëm të shtetit, Kolonel Sylejman Cakaj, LTC Berat Shala dhe Flamur Arifaj.
Nga Bordi Ekzekutiv i Ligës ishin prezent Agim Aliçkaj, Rifat Memeti, Ekuran Sehu, Zikri Meta dhe Nazim Alimi i cili kishte ardhë enkas për këtë takim nga shteti Illinois.
(Agim Aliçkaj, Nju Jork, SHBA)