May 3, 2024
Sport

Rashica kalon Kosovën në epërsi me një super gol

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit në ndeshjen e Grupit I për ”Euro 2024”.

Rashica në minutën e 41-të shfrytëzoi më së miri topin e marrë me kokë nga Vedat Muriqi dhe shënoi gol të bukur pasi kaloi një mbrojtës kundërshtar.

Tre minuta më pas, Rashica pati edhe një rast të mirë për shënim, por portieri izraelit e priti gjuajtjen e tij me të majtën.

Kosova ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli.