April 29, 2024
Lajmet e reja

Bekteshi: Sa i përket ekonomisë lehtë mund të merremi vesh me Bullgarinë

Në pjesën e ekonomisë, sigurisht që do të mund shumë lehtë të merremi vesh në mbledhjen ndërqeveritare që të martën do të mbahet në Sofje, deklaroi sot ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Në pjesën e ekonomisë, tregtisë dhe energjisë kemi bërë të gjitha përgatitjet. Do të shkojmë të hënën, të martën në Republikën e Bullgarisë me propozime konkrete dhe me marrëveshje dhe memorandume konkrete të cilat do t’i firmosnim. Do ta dëgjojmë edhe palën tjetër, cilat janë propozimet e tyre, dhe sigurisht në pjesën e ekonomisë mundemi shumë lehtë që të arrijmë marrëveshje”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Më 25 janar qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bullgarisë do të mbajnë mbledhje ndërqeveritare në Sofje, me të cilën do të kryesojnë dy kryeministrat e ri, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov.