May 14, 2024
Lajmet e reja

Vijojnë të rriten infektimet me Koronavirus, shënohen 17 viktima të tjera

Vijojnë të rriten në mënyrë konstante shifrat me Koronavirus në vend edhe gjatë kësaj jave. Kështu, nga 3126 testime të kryera, janë regjistruar 524 raste të reja me Koronavisus, duke e çuar përqindjen e pozitivitetit në 16,8 për qind. Ndërsa janë shënuar edhe 17 pacientë që kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 7354. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 565 persona. Numri i rasteve aktive me Koronavirus në vend është 8271, gati gjysma e rasteve aktive janë vetëm në Shkup.