Zv.kryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me Stefano Elleron nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, të cilit i uroi mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut dhe mandat të suksesshëm.
Në takim u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave, shfrytëzimin efektiv të fondeve IPA, si dhe planifikimin e prioriteteve në kuadër të Kornizës së ardhshme Financiare Shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2028–2034.
Sali theksoi përkushtimin për përmbushjen në kohë të reformave dhe orientimin e mbështetjes evropiane drejt investimeve dhe rezultateve konkrete për qytetarët.
“Koordinimi i mirë dhe institucionet e përgatitura janë thelbësore për t’i kthyer mundësitë në përfitime të prekshme”, theksoi Sali.
Ministri vlerësoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe rëndësinë e dialogut të hapur me partnerët evropianë.

