Sot u votua ligji për lojërat e fatit, i cili parasheh zhvendosjen e kazinove 500 metra larg shkollave dhe ndalimin e reklamimit agresiv që synon të rinjtë.

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, e cilësoi këtë si një hap të madh për mbrojtjen e familjeve dhe të rinjve, si dhe realizim të një premtimi të kahershëm.

“Edhe një premtim që bëhet realitet. Edhe një ditë e re, një sukses i ri,” u shpreh ai.

Më pas ai theksoi se BDI dhe Levica votuan kundër këtij ligji, duke mos e mbështetur një masë që synon mbrojtjen e fëmijëve nga kazinotë pranë shkollave.

sqShqip