Nxënësja e shkollës sonë, Aksa Veseli, merr pjesë në garat prestigjioze të matematikës
​Me kënaqësi të veçantë ndajmë sukseset e njëpasnjëshme të nxënëses sonë, Aksa Veseli e cila po përfaqëson me dinjitet shkollën tonë në arenën e garave të dijes, kanë njoftuar nga SHF “Dituria”-Likovë, shkruan portali Lideri.mk.

“​Pas suksesit të arritur në garën “Kupa e Anamoravës”, mbajtur në Kamenicë më 30 maj 2026, Aksa ka vazhduar rrugëtimin e saj të shkëlqyer, duke marrë pjesë si e vetmja nxënëse nga Komuna e Likovës në Olimpiadën e 7-të Matematike “KAMO” (Kosovë dhe Shqipëri), e cila po zhvillohet në datat 27-29 qershor 2026.
​Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur të Aksës.
​Ne jemi thellësisht krenarë që Aksa është pjesë e komunitetit tonë shkollor. E përgëzojmë atë për këto rezultate dhe i urojmë suksese të mëtejshme në sfidat e ardhshme!”, kanë njoftuar nga shkolla fillore e fshatit Likovë./Lideri.mk

sqShqip