May 22, 2024
Maqedoni

Bastisje në Saraj, shkupjani kapet me AK-47

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotme në Saraj të Shkupit është arrestuar 43-vjeçari R.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se tek shtëpia e tij është gjetur një pushkë automatike me 5 fishekë.

“Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”,shtojnë nga MPB.