May 17, 2024
Maqedoni

Dita botërore e shëndetësisë, “Aleanca Nacionale”: Të përmirësohet shëndetësia

Në ditën botërore të shëndetit, “Aleanca Nacionale” e organizatave të pacientëve, ka ngritur problemin e ilaçeve në listën pozitive.

Ata kërkojnë që në disa sfera të reagohet sa më shpejtë në sistemin shëndetësorë, i cili ka nevojë për reforma.

“Të shohim se cilat janë arsyet, pse për momentin ato ilaçe nuk ndodhen në vendin tonë. Pjesa e dytë është të bisedohet me mjekët që të shohim se në cilin segment mundemi bashkarisht të punojmë, cilat janë nevojat e tyre. Që të kemi jetë të mirë të pacientëve, patjetër të kemi mjek të kënaqur.” – tha  Milla Nishkoviq nga “Aleanca Nacionale”.

Pjesë e “Aleancës Nacionale” janë disa organizata të cilat kërkojnë reforma në sistemin shëndetësorë. Ata kanë për qëllim ndjekjen e praktikave evropiane shëndetësore./TVM2