May 24, 2024
Maqedoni

2 viktima dhe 20 raste të reja me Covid në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë kryer 2885 testime, ndërsa janë regjistruar 20 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup dhe Manastir janë regjistruar nga 4 raste të reja, në Kumanovë 5, në Tetovë 3, ndërsa në Prilep, Ohër, Kërçovë dhe Kriva Pallankë nga 1.

Kanë ndëruar jetë ndërkohë 2 pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi të moshës 63 dhe 78 vjeçare.

Nga ana tjetër janë shëruar gjithsej 30 pacientë.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 155507 persona. Prej tyre, 149612 janë shëruar, 5470 kanë ndëruar jetë ndërsa rastet aktive janë 425.//Zhurnal.mk