May 16, 2024
Maqedoni

Bahtiri: Ali Ahmetin nuk e përkrah shkaku i Ballkanit të Hapur, votone Taravarin!

Ish-kryetari i komunës Mitrovicës ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, njofon agjencia e lajmeve INA.

Bahtiri në emisonin Politiko në kanal 10 u shpreh se Ali Ahmetin më nuk e mbështet për shkak të Ballkanit të Hapur, derisa bëri thirrje që të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, brenda dhe jashtë ta votojnë Arben Taravarin.

“Të ndëruar shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të jem indifferent e të mos deklarohem dhe të shpreh opinionin tim sa i përket zgjedhjeve presidenciale në RVM. Përkrahja ime duke u bazuar në vlerat e luftës ka qenë për Ali Ahmetin deri në momentin kur ai ju bashkangjit Ballkanit të Hapur në krye me Aleksandar Vucici, Dritan Abazoviqin dhe Edi Ramën, ku ideja e tyre e përbashkët ishte për të bërë Jugosllavin e re.

Prandaj kërkoj nga shqiptarët e Maqedonisë, brenda dhe jashtë që të votojnë njeriun e duhur, Arben Taravarin sepse kam shpresë se ky do të jetë zëri I shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, është shprehur Bahtiri. (INA)