May 19, 2024
Maqedoni

Kasami: Në këtë festë familjet e të gjithë besimtarëve të jenë të bashkuara!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në mesazhin e tij me rastin e fests së Fitër Bajramit, ka uruar që në këtë ditë madhështore familjet e të gjithë besimtarëve të jenë të bashkuara, të mbushura me plot gëzim dhe harmoni.

“Sofrat e të gjithëve të jenë të mbushura plot bereqet e të sundojë dashuria dhe lumturia! Uroj që çdo ditë të jetës suaj, ta kaloni me shëndet të plotë dhe pranë të afërmve tuaj!”, thotë Kasaminë urim.