May 21, 2024
Maqedoni

Analisti nga Kosova apel Ali Ahmetit: Largoje nga koalicioni Menduh Thaçin!

Të martën ka pasur përplasjse të aspër në mes kryetarit të PDSH, Menduh Thaçi dhe analistt Sadri Ramabaja.

Në këtë mënyrë është përmbyllur emisioni, në fjalën e fundit, Ramabaja i bëri thirrje Ali Ahmetit që ta largojë nga koaliconi Menduh Thaçin të cilin e quajti “bërllog”

“Po shpresoj që qytetarët që kanë ndjekur në Maqedoni e kanë parasysh që çfarë kali i trohës i ka hyrë në koalicion. Unë i bëjë thirrje ish-mikut tim Ali Ahmeti që ta largojë këtë bërllog sepse e dëmton keq”, ka thënë Ramabaja.

Ofendimet e shumta në mes Thaçit dhe Ramabajës ishin të pandalshme, me akuza të rënda që janë pjesë e UDB-së.