Delegacioni parlamentar i Maqedonisë së Veriut, pjesë e të cilit ishte edhe deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka zhvilluar vizitë në Mexhlisin Esh-Shura të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe deputetët Nikolla Micevski e Oliver Spasovski, Azizi u prit nga Kryetari i Mexhlisit Esh-Shura, Abdullah bin Mohammed.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite, përfshirë forcimin e bashkëpunimit parlamentar, hapjen e ambasadave dhe vendosjen e një linje të rregullt ajrore Shkup–Xhide.

Bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe turizmi ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve mes palëve.

" "

“Besojmë se forcimi i kontakteve institucionale dhe krijimi i lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet dy vendeve do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim në ekonomi, investime, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, shkroi Azizi.

Ai e cilësoi vizitën si një hap drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

sqShqip