May 19, 2024
Kolumna

“Atentati” ndaj Ibrahim Rugovës

Nebi Murseli

Ne fillim te marsit te 2005-tes drejtoja edicionin e Kohës Ditore për Maqedoni dhe marr nje porosi nga nje mik ne Londer qe ta therras ne telefon fiks nga ndonje linje fikse jo nga zyra ime. Ishte informacion konfident.
Dola te posta kryesore në Shkup dhe mora mikun. Ishte i shqetesuar nga nje informacion qe e kishte marre nga Kosova. “Duan ta vrasin Rugoven të vetit e t’ia lënë fajin Hashim Thacit!”, tha miku.
E mora me rezerve informacionin, por pasi miku vazhdoi edhe dy ditë radhazi të më thotë të beja dicka. Me Veton Surroin (ate kohe ishte kryeredaktor I gazetes) nepermjet Skype kontaktonim cdo mengjes. Pasi perfunduam kolegjiumin kolektiv (Vetoni, Agroni, Augustini e une) i kerkova Vetonit te flasim ne vete, i tregova per informacionin dhe ta shtjellojme me koleget ne Prishtine. Nuk e botuam as si informacion. Pas dy ditesh Vetoni me tha se ne Shkup vjen Y. , me qëllim të sqarimit të informacionit. As Y. nuk mendonte se ka dicka te vertete, por tha se do të njoftojë ata qe duhet njoftuar!
Pas dy ditesh u kry atentati ndaj Rugoves!
Rame Maraj a është najkah?