May 14, 2024
Kolumna

Opozita le të tregohet trime me kriminelët serbë në veri, e jo me vëllezërit shqiptar në Kuvend

Shkruan: Ejup Berisha

Partia opozitare PDK sot e sulmoi tempullin e Demokracisë Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe pse para filimit të legjislaturës së fundit është betuar se do ta mbrojë atë dhe bashk me të edhe demokracinë dhe lirinë e shprehjes në të. A kishte arsye ta sulmojë Kuvendin Opozitarja PDK jo nuk kishte a kishte të drejtë jo jo nuk kishte të drejtë .Atëher pse e bëri PDK-ja këtë çmenduri sot e cila parti thirret në luftën e lavdishme të popuulit kosovar dhe thotë se është trashëgimtare e UQK-së së lavdishme. Cila ishte arsyeja cili ishte qëllimi duhet të japin përgjigje eksponentët e kësaj Partie. Ne nuk themi që situata është për mashallah në Kosovë që subjektet politike ta kenë luksin që të rrihen mes vete në Kuvend. nuk duhet ngjallur armiqsi të brendëshme kur republika e Kosovës e ka një armik të të përhershëm dhe të përbetuar ajo është Serbia. Nëse opozita nuk e ndan këtë bindje dhe nuk e ka këtë mendim atëher kjo është qështje e tyre. Nëse opozita mendon se armik e ka shumicën e qytetarëve shqiptar në Kosovë që e ka votuar pushtetin actual atëher un I kërkoj falje PDK-së për gjykimin e sulmit të saj të sotëm.Por jo PDK sot duhet tu kërkoj falje qytatarëve të Kosovës për sulmin apo për huliganizmin e manifestuar në Kuvend në Godinën e Demokracisë. Në të nuk duhet të ketë vend për grushta dhe shqelma e aq më pak për sharje të nënave të ndershme dhe të pafajshme shqiptare. Nuk është mirë të nxitet luftë vëllavrasëse për tia bërë qejfin Rusisë dhe Serbisë. Këto të fundit këtë e duan. Duan që shqiptarët të rrihen të sakatosen dhe të vriten që të fitojnë betejën e tyre për coptimin e Kosovës dhe për dëmtimin e Republikës. Kosova i ka të identifikuar armiqt ato siç thashë më lartë janë Rusia dhe Serbia. Këta duan përgjigje adekuate e jo shqiptarët të të rrihen mes vete për tua bërë qrjfin armiqve të tyre të përbetuar shekullorë dhe për fund opozita kosovare e ka vendin në Veri të Mitrovicës nëse don të tregohet trime, apo kjo betejën kryesore duhet ta zhvillon atje nëse don ti ndihmojë shtetit dhe qytetarëve Kosovar, sepse atje zgjidhet qështja e Kosovës e jo me grushta, sharje dhe ofendime në Kuvend. Leht është të sulmohen deputetët shqiptar por qështja është se duhet të shkohet në veri dhe të dëbohen kriminelët serb.