May 28, 2024
Opinion

“Ali Ahmeti duhet ta dijë se ekziston revolt e madhe edhe në Kumanovë!!!”

Pa anuar në grupacione!
Asnjëherë nuk e kam kontestuar orientimin politik dhe gjeostrategjik të Ali Ahmetit
Po ama Ali Ahmeti, duhet ta dijë se edhe dega e BDI-së së Kumanovës nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kumanovës!
Duhet ta dijë se shumica e funksionerëve nga Kumanova janë emërua nga individ (tinëzisht) dhe pa asnjë kriter dhe kredibilitet intelektual. Duhet ta dijë se dega e Kumanovës është jofunksionale tani e ca vite!
Duhet ta dijë se ka mbi 20 vite që janë drejtor të emëruar!
Duhet ta dijë se ka funskionerë anonimus saqë nuk i njef Kumanova!
Duhet ta dijë se janë emëruar drejtor pa asnjë ditë përvojë pune, duke i anashkaluar të gjithë ata djem të ndershëm dhe atë elitë intelektuale që ka Kumanova!
Duhet ta dijë se ekziston revolt e madhe edhe në Kumanovē!!!
Heshtjen dhe pjekurinë e kumanovarëve nuk duhet kuptuar si dobësi, por si dashamirësi.
Miqësisht dhe sinqerisht,
Amir Imeri