May 8, 2024
Maqedoni

Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.952 testime, ndërsa janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 31 pacient të shëruar.

Ndërkohë sot nuk është regjistruar asnjë viktimë me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 859.226 testime me Covid-19. /SHENJA/