Maqedoni

Mehmeti: Zelenski dhe Hysni Shaqiri, krahasimi më ideal!

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski është shnderruar në figurë kryesore politike për botën demokratike. Me guximin e treguar në këto ditë të vështira për Ukrainën dhe popullin e saj, Zelenski është bë një figurë me të cilin duan të identifikojnë të gjithë politikanët e tyre të preferuar.

Portali lideri.mk ka bë një krahasim mes figurës së Zelenskit dhe figurës së Ali Ahmetit, mirëpo ky krahasim ka hasur në përgjigje negative tek shumë lexues në trojet shqiptare.

Për dallim prej nesh, analisti politik dhe opinionisti Emad Mehmeti si më real prej figurave shqiptare me të cilat mund të krahasohet presidenti ukrainas, e ka vlerësuar deputetin e luftës, Hysni Shaqiri.
“Hysni Shaqiri la postin për popullin. Ky është krahasimi më ideal”, vlerëson Mehmeti, krahasim i cili është përkrahur nga 99 për qind enkomentuesve.