April 28, 2024
Maqedoni

Asani: Sot pranuam ndihmë amerikane në vlerë një milionë euro

Sot në ambientet e Njësitit Mobil për Siguri të Komunikacionit Rrugorë në Petrovec bashkë me Ministrin Oliver Spasovskin si dhe me z. Erik Mejer, ushtrues detyre i zyrtarit në Ambasadën Amerikane në RSM, dhe z. Carl Rejcham, Atasheu i Policisë së programit ICITAP i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, pranuam edhe një tjetër donacion të rëndësishëm dhe i vlefshëm prej 1,061,000 USD – i pajisur plotësisht me gjithsej 593 kamera në të gjithë Sektorët e Brendshëm, dmth. Njësitë e Sigurisë në Trafik dhe Departamenti i Çështjeve Kufitare – projekt i programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të Qeverisë së miqëve tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, më lejoni edhe një herë, në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe në emrin tim personal si Zëvendës Drejtorë i Byros së Sigurisë Publike të falënderoj miqtë tanë të dëshmuar, Qeverinë e SHBA-së dhe Ambasadën Amerikane në RSM për partneritetin e tyre të qëndrueshëm dhe të fortë në reformimin dhe zhvillimin e policisë së Shtetit tonë si një nga segmentet kyçe në promovimin e sigurisë kombëtare, por edhe rajonale dhe globale, tha Asani