Prokuroria kërkoi, ndërsa Gjykata e Shkupit pranoi që ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, t’i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera. Grubi i cili pas 14 muajsh arratisje më 23 shkurt iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare Bllacë, dyshohet për veprën penale mashtrim në shërbim, raporton Alsat. Megjithatë, nga organi i akuzës nuk jep detaje se në cilën fazë është hetimi për keqpërdorimet e pretenduara lidhur me procedurën e me furnizimit të VLT aparateve për Lotarinë Shtetërore edhe pse të njëjtat fare nuk kanë qenë të nevojshme dhe asnjëherë nuk janë përdorur.
“Vijon hetimi, megjithatë në këtë fazë të procedurës, Prokuroria nuk ka mundësi të ndajë detaje për veprimet që po ndërmerren.” , raportoi Prokuroria.
Së bashku me Grubin, i dyshuar për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore është edhe ish drejtori Përparim Bajrami i cili vazhdon të jetë në arrati, por edhe disa persona të tjerë. Dëmi sipas Prokurorisë është mbi 8 milionë euro, ndërsa për veprën parashikohet dënim me burg prej së paku 4 vjet.
Hetimet në lotari u hapën pasi SHBA, e futi në listë të zezë Artan Grubin së bashku me gjyqtarin kontrovers Enver Bexheti të cilët sipas autoriteteve amerikane kishin marrë ryshfet për ta shpëtuar nga ndjekja penale ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.
shte aktiv në jetën politike, shquhej si personi më i afërt i liderit të BDI-së Ali Ahmeti.
Më 23 shkurt, në orët e para të mëngjesit u arrestua ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ai u arrestua në kalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në prill i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë.
Pas intervistës së zhvilluar ndërmjet prokurorit publik dhe Artan Grubit rreth aferës korruptive në “Lotarinë Shtetërore”, prokurori publik kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të dyshuarin e dytë, Artan Grubin. Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi propozimin. Pas reagimeve në opinion, Prokuroria sot u arsyetua se vendimi është bazuar në informacione nga MPB dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare se siguria e tij nuk mund të garantohet në paraburgim.
Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.
Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.
Katër të tjerët dyshohen në cilësinë e tyre si kryetarë dhe anëtarë të një komisioni për dy thirrje të veçanta publike dhe ekziston dyshimi se kanë abuzuar me kompetencat dhe detyrat e tyre të veçanta dhe kanë kryer thirrje publike për transferimin e të drejtës për të organizuar lojëra fati elektronike dhe online, megjithëse e dinin se një procedurë e tillë në raste specifike nuk duhet të kryhet.

