May 5, 2024
Maqedoni

Artan Grubi përgjigjet me fjalorin e Ali Ahmetit për Korridorin 8: “I ka vdek nëna kësaj pune” (Video)

Zëvendëskryeministri Artan Grubi shprehet i bindur në realizimin e Korridorit 8 dhe për këtë sipas tij, ai është i gatshëm të paguajë çdolloj kostoje.

“Absolutisht po. Jo me kosto politike, por me çfarëdo kosto tjetër. Korridori 8 është tashmë i nënshkruar, është vënë gurthemeli dhe ka filluar realizimin e vet”, deklaroi Grubi.

Artan Grubi mendon se ka parti shqiptare që po mbështesin politikat e VMRO-së dhe hedhin vrer ndaj projekteve pro shqiptarëve të qeverisë.

“Më herët kishte koalicionime dhe përpjekje për ta rrënuar këtë qeveri dhe për t’i sh[rbyer një mendësie të tillë të VMRO-DPMNE-së, e cila ishte thelbësisht e bërë kundër BE-së, kundër intergimit të plotë të shqiptarëve në shoqëri, kundër barazisë së shqiptarëve dhe po ia bëjnë argatij t huajit, kundër vetvetes vetëm për përfitimie të politikës ditore. Ndoshta për ndonjë premtim që nesër kur të bëhet ajo qeveria e planifikuar ‘monoetnike’ me një madnat 8 vjeçar do e kenë një partner vazal shqiptar në vete me dy, tre apo katër deputetë dhe me këtë do të përfaqësohet kombi shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Por kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë. Nuk ka qeveri funksionale, Nuk ka parlament funksional pa partinë e cila e fiton shumicën e votave tek kouniteti shqiptar”, deklaroi Artan grubi në klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

Asnjë gjë e keqe nuk do t’i ndodhë vendit nga ndryshimet kushtetuese, vlerëson zëvendëskryeministri Artan Grubi në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

Grubi sqaroi se qeveria ka një plan që do ta ndjekë në periudhën në vazhdim.

“Pas themelimit të komisionit, besojmë se do të bëhet përpilimi i këtyre dy amandamenteve dhe më pastaj të prezantohen para publikut, para partive politike, para gazetarëve, para shoqërisë civile, para botës akademike, para opinionbërësve, para komunitetit ndërkombëtar. T’u prezantojmë qytetarëve se çka nënkuptojnë këto amandamente dhe çka do të ndryshojë në përditshmërinë e tyre nëse këto dy amandamente miratohen”, deklaroi Grubi. /KlanMacedonia