April 28, 2024
Maqedoni

Maqedoni: Miratimi i Buxhetit 2022 – Qeveria pret konstruktivitet nga opozita

LSDM pret konsturktivitet nga ana e opozitës, përmes debatit të argumentuar, pa bllokada dhe obstruksione të miratohet buxheti, tha në konferencën e sotme për shtyp deputetja nga kjo parti, Maria Georgievska, pas fillimit të debatit për Propozim buxhetin për vitin 2022 nga Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet.

Me financim përgjegjës, theksoi Georgievska, presim që viti 2022 të jetë vit i rikuperimit ekonomik dhe përshpejtim i rritjes përmes investimeve.

“I fokusuar në interesin e popullit, Buxheti për vitin 2022 ka katër qëllime themelore: ruajtjen e shëndetit dhe jetët e qytetarëve, rikuperimin ekonomik dhe rritjen e përshpejtuar, qëndrueshmërinë fiskale dhe financimi i papengueshëm i funksioneve themelore të shtetit dhe mbështetja për reformat në jurisprudencë dhe integrimet euroatlantike”, tha Georgievska.

Ajo theksoi se krahas Buxhetit, deputetëve u paraprin shumë punë në pjesën e miratimit të ligjeve të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, e të cilat, tha, janë të bllokuara nga ana e opozitës.