May 24, 2024
Maqedoni

Gashi: Korridori 8 është dashur shumë kohë më parë të bëhet, qytetarët nuk janë kundër ndërtimit, por kundër vjedhjes

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në emisionin Clik Plus në TV 21, tha se korridori tetë është një proces i rëndësishëm dhe është një prej projekteve më strategjike që i ka patur shteti.
“Nuk është çështja a duhet të ndërtohet korridori 8, por si do të ndërtohet. Qytetarët nuk janë kundër ndërtimit, por janë kundër me vjedh”, u shpreh Gashi.
Ai tha se perceptimi është se e tërë procedura për fillimin e ndërtimit të korridorit 8 nisi me dyshime, u nis një procedurë në prokurori dhe këto sipas tij, po lenë hapësirë më dyshu edhe qytetarët.
“Ky korridor është dashur shumë më herët të bëhet, edhe ato që janë bërë më herët duhet të rindërtohen. Por mënyra se si bëhet duhet më transparente më e qartë më e sinqertë. Këtu është çështja.
Gashi tha se ata i përkrahin ndërtimin pa rezerve por se do të përcjellin procesin e ndërtimit, që rrugët të bëhen edhe më mirë edhe më lirë.
“Taksapaguesit duhet ta dinë se taksën ku e ka dhënë të shkojnë në duar të sigurt”, u shpreh Gashi.