Maqedoni

Arrestohet shqiptarja në Gostivar, u soll në mënyrë agresive ndaj policisë

Dje, rreth orës 13:40, në pikëpagesën Gostivar, policia e Gostivarit ka arrestiar 34-vjeçaren me iniciale E.H. nga Republika e Shqipërisë. Ajo është sjellur në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që po kryenin detyrën zyrtare, për shkak të dyshimit për qëndrim të saj të parregulluar në Maqedoninë e Veriut, transmeton Lideri.mk.

“E.H. është dërguar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme”, njoftoi ministria e brendshme.
Për sjellje agresive ndaj policisë, mbrëmë në orën 3 e 45 pas mesnate, në komunën Qendër janë arrestuar edhe I.P. (50) dhe M.S. (29) nga Shkupi. (Lideri.mk)