April 27, 2024
Maqedoni

Arriti donacioni me 250 mijë vaksina Fajzer nga Italia

Sot mbërriti pjesa e parë e ndihmës direkte nga R. Italisë e cila përbëhet nga 250 mijë doza për vaksinën kundër COVID- 19 nga prodhuesi Pfizer.
“Dorëzimin e bëmë së bashku me Ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri dhe Arthur Ajvazov nga zyra e UNICEF-it. Shpreh mirënjohjen time të thellë qeverisë italiane për mbështetjen e saj në luftën kundër COVID-19, e cila është sfida jonë e përbashkët.Me këtë rast u dërguam apel të përbashkët qytetarëve për nevojën e imunizimit për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre nga format e rënda të sëmundjes që mund të përfundojnë me fatalitet”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali pas pranimit të donacionit. Ai falënderoi edhe mediat për ndihmën e tyre në këtë proces duke theksuar “sepse janë partnerët tanë dhe përmes tyre ne i përcjellim mesazhet qytetarëve”.