May 6, 2024
Maqedoni

Gjendet pajetë një vajzë 11-vjeçare në malin Plaçkovicë

Një vajzë e pajetë është gjetur dje në malin Plaçkovicë.

Siç njoftojnë nga SPB Shtip, në fshatin Parnalija të Komunës së Karbincit, një vajzë 11-vjeçare është gjetur e vdekur para një objekti ndihmës.

Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e vajzës dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i është dorëzuar familjes me urdhër të Prokurorisë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.