April 26, 2024
Maqedoni

Kryetari i Aerodromit, Timço Mucunski takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i komunës Aerodrom të Shkupit, Timço Mucunski, njëherit nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, eshte mirëpritur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Rama e ka vlerësuar këtē takim me mysafirin nga Shkupi si “të këndshëm”.

“Takim të këndshëm patëm me Kryetarin e Komunës ‘Aerodrom’ të Shkupit, z. Timco Muncunski, me të cilin identifikuam sektorë të ndryshëm potencialë për bashkëpunim ndërkufitar”, deklaroi Rama.

Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, ata kanë diskutuar edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim.