April 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet një trafikant migrantësh

Në rrugën lokale nga fshati Koliçan i Poshtëm -drejt fshatit Koliçan i Epërm, Shkup, sot në ora 14:20, zyrtarë policorë nga ekipi operativ – kërkime në kuadër të SPB Shkup, në bazë të urdhrit të gjykatës, e kanë privuar nga liria E.T.(30) nga Koliçan i Poshtëm, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti qendror për vuajtjen e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “trafikim me migrantë” nga neni 418 i Kodit Penal.

Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-korigjues për vuajtjen e masës së paraburgimit.