Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës, pasi i shoqëruar me disa zyrtar të kësaj komune kanë tentuar ta dëmtojnë obeliskun “E dua Mitrovicën” i cili gjendet në qendër të qytetit.

Mediat serbe me seli në Kosovë kanë pretenduar se kryetari i Komunës së Mitrovicës kishte paraparë largimin e këtij obelisku përmes një vendimi të Kuvendit Komunal dhe se për këtë gjë ishte lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut në fund të majit kishte miratuar propozimin për largimin e instalacionit “E dua Mitrovicën”.

Shenja në të cilën më parë në cirilik shkruhej “Unë e dua Mitrovicën e Kosovës” ishte hequr më 2 tetor të vitit të kaluar me asistencën e Policisë së Kosovës.

Në vend të saj, po atë ditë ishte vendosur obelisku në alfabetin latin ku shkruhej vetëm “Mitrovica”, me një zemër të gjelbër.

sqShqip