April 30, 2024
Maqedoni

Arrestohen katër persona në Shkup, ja për çka akuzohen

Zyrtarët policorë nga stacioni policor Gazi Babë dje në ora 11.30 në rrethin e fabrikës kanë privuar nga liria S.I (27), A.M (28), S.A (32), të gjithë nga Shkupi dhe J.K (43) nga Kumanova.
Siç thonë nga MPB, këta katër persona janë gjetur duke kryer veprën penale “vj*edhjes”.

“Sendet e vj*edhura janë gjetur në automjetin e pasagjerëve “Yugo”, me targa të Shkupit, me të cilin kanë kryer vje*dhjen dhe i janë kthyer pronarit. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të parashtrohen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.