May 9, 2024
Maqedoni

U hap solemnisht xhamia “Dëshmorët e 2001” në fshatin Mateç të Likovës (Foto)

Sot, më 05.08.2023, në praninë e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame hfz. Shaqir Fetahu, Muftiut të Kumanovës h. Abedin Imeri, Kryetarit të Komunës së Likovës mr. Erkan Arifit, një numri të madh të hoxhallarëve, imamëve dhe mualimëve nga vendi dhe diaspora, një numri të madh të besimtarëve, mysafirëve nga vendi dhe jasht dhe një numri të madh të banorëve të Mateçit, lëshohet zyrtarisht përdorimi i xhamisë së re “Dëshmorët e 2001”.
“Në emrin tim dhe emrin e Këshillit organizativ falënderoj gjithë pjesëmarrësit në këtë solemnitet.
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!”, ka shkruar me këtë rast hoxha nga ky fshat, profesori Naser Ramadani.