May 4, 2024
Maqedoni

Tre persona e kanë sulmuar me thikë djaloshin e ri në Haraçinë

Tre persona e sulmojnë me thikë një të mitur në Haraçinë
Tre persona kanë sulmuar një të mitur në Haraçinë me thikë dhe nga ai kanë arritur që t’ia marrin paratë.
Siç informon MPB, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 pas mesnate.
“Tre persona prej të cilëve njëri me mjet të mprehtë, ka sulmuar një të mitur nga Haraçina, duke i shkaktuar prerje në dorë, pas çka kanë arritur t’ia marrin paratë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/