Rajon - Botë

Arkeologët turq zbulojnë bukën 8600 vjet të vjetër

Arkeologët në Turqi thonë se kanë zbuluar bukën më të vjetër të njohur në botë, që daton në vitin 6600 para Krishtit. Një strukturë furre e shkatërruar u gjet në një zonë të quajtur “Mekan 66”. Rreth furrës, arkeologët gjetën grurë, elb, fara bizele dhe një mbetje të rrumbullakët, “sfungjere”.

Analizat përcaktuan se mbetja organike ishte bukë 8600-vjeçare, e papjekur dhe e fermentuar. “Mund të themi se ky zbulim në Çatalhöyük është buka më e vjetër në botë. Është një version më i vogël i një buke. Ka gisht të shtypur në qendër, nuk është pjekur, por është fermentuar dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme me niseshtenë brenda. Nuk ka asnjë shembull të ngjashëm të diçkaje të tillë deri më sot” i tha agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu, arkeologu Ali Umut Türkcan, kreu i Delegacionit të Gërmimeve. Lënda organike – si druri ashtu edhe buka – u ruajt nga balta e hollë që mbulonte strukturën, sipas Türkcan.