May 4, 2024
Rajon - Botë

Ushtria izraelite thotë se ka rrethuar qytetin e Gazës

Ushtria izraelite ka bërë rrethimin e qytetit të Gazës, tha të enjten zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Korpusi inxhinierik izraelit po punon tani për të gjetur dhe neutralizuar infrastrukturën nëntokësore, eksplozivët dhe kërcënimet e tjera për të lejuar IDF-në të lëvizë lirshëm në zonë, tha Hagari, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Më herët të enjten, shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi tha se ushtria izraelite po rrethon qytetin e Gazës dhe po “thellon” operacionet e saj atje.

“Forcat tona janë në zona shumë të rëndësishme të qytetit të Gazës”, tha Halevi.