April 28, 2024
Kosovë

Arbnora Fejza-Idrizi e fut Flamurin Kombëtar në Librin e Rekordeve Guinness

Aktivistja e njohur Arbnora Fejza-Idrizi ka arritur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness.

Kësaj radhe ajo ka punuar në origami Flamurin Kombëtar, me të cilin për të katërten herë ka thyer rekordin në librin e rekordeve Guinness.

Pas konfirmimit të arritjes së rekordit, Arbnora Fejza- Idrizi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.

“Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”, ka shkruar Idrizi-Fejza.