May 21, 2024
Shqipëri

Marrëveshja PS-PD, Ambasada britanike: Përshëndesim ata që u përfshinë në negociata

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reguar pasditen e sotme lidhur me marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së, sipas të cilës socialistët kanë bërë një hap pas nga qëndrimi i tyre, duke pranuar ngritjen e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare.

Ambasada shprehet se përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur.

“Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Ambasadës Britanike:

Ambasada Britanike në Tiranë përshendet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur.

Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.