April 29, 2024
Kosovë

Anketë: Rritet përkrahja e qytetarëve për kryeministrin Kurti, shkon mbi 51 për qind

Prishtinë, 25 korrik – Të dhënat nga anketa e opinionit e prillit 2023, realizuar me mbështetje të UNDP dhe USAID , tregojnë se mesatarisht, kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet qendrore të Kosovës është rritur për 5.9 pikë përqindje.

Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 41%.

Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, duke treguar rritje për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 (44.95%).

Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.

Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.

Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022.

Linku te rezultatet e plota të anketës: https://www.undp.org/sites/g/files/zskgke326/files/2023-07/undp-alb.pdf