Kosovë

Reagon Edi Rama: Barrikadat nuk janë në frymën e Ballkanit të Hapur

Kosova dhe Serbia kanë treguar dëshirën e tyre për paqe e bashkëpunim rajonal me marrëveshje si ajo për letërnjoftimet që ishte edhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur.
Barrikadat e reja e të përditshme nuk janë në frymën e Ballkanit të Hapur, e cenojnë rëndë atë dhe çdo proces progresist dhe integrues, barrikadat na kthejnë prapa në kohën e izolimit.
Bëjë thirrje që barrikadat të hiqen dhe palët të ulen e të vazhdojnë të dialogojnë. Presidenti Vuçiq duhet ta ushtrojë ndikimin e tij mbi serbët e veriut të Kosovës në këtë pikë dhe siç e kam thënë, e përsëris, arsyet, cilatdoqofshin ato diskutohen dhe nuk duhet të përdoren si armë kundër policisë dhe rendit ligjor.
Sulmet ndaj policisë së Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme.