May 16, 2024
Maqedoni

Rreth 900 të punësuar në DAP do të marrin rroga më të mëdha për 30 për qind

Rreth 900 të punësuar në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP) për disa ditë do të marrin pagesë të korrikut më të lartë për 30 për qind pasi që është nënshkruar marrëveshja kolektive mes sindikatës së Drejtorisë dhe udhëheqësisë së saj në ndërmjetësim të një mediatori.

Dy palët – lideri i sindikatës në DAP, Vase Nedanovski dhe drejtoresha Sanja Lukarevska, sot në konferencën për shtyp, në të cilën komunikuan për marrëveshjen e arritur kanë uruar për verdiktin e suksesshëm nga kërkesa për paga më të larta, me çka është parandaluar greva e përgjithshme e të punësuave.