May 18, 2024
Maqedoni

Anketa e IRI-it: Grubi dhe Osmani ministrat më të dobët të Qeverisë

Një pjesë e anketës e IRI-it, është dedikuar edhe për punën e ministrave të Qeverisë.
Në pyetjen se cilat ministra nuk janë duke bërë punën siç duhet, i pari në listën e qytetarëve është Artan Grubi me 17%.
Më pas I dyti me 14% është kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa i treti renditet ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me 11%.
Ndërkaq në pyetjen se cili ministër është duke e bërë punën e tij ashtu siç duhet, i pari në listë renditet ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me 12%.