Maqedoni

Isen Shabani pret në takim nxënësit e klasëve të katërta të Shkollës fillore “Naim Frashëri” Negotinë

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani gjatë ditës së sotme ka pritur nxënësit e klasëve të katërta të Shkollës fillore “Naim Frashëri” Negotinë shkruan Top24.

“Drejtori i shkollës z.Bejtulla Kamberi në emër të kolektivit të arsimtarëve, nxënësve, më dhuroi një Pikturë të punuar në Koloninë e Artit “Art dhe Paqe”, gjithashtu nxënësit e klasës IV-3 kishin përgaditur një dhuratë me fotografi të aktiviteteve të tyre në shkollë.” tha kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Gjatë qëndrimit në komunën e Vrapçishtit kryetari Shabani i njoftoi nxënësit edhe me procesin udhëheqës të Komunës, u është përgjigjur shumë i hapur ndaj pyetjeve të tyre, në të gjitha dilemat që kishin ata, dhe duke jua bërë më të afërt institucionin e Kryetarit të komunës.Top24