April 29, 2024
Maqedoni

Është nda nga jeta Rabit Aliu-Komandant Presheva

Rabit Aliu i përket atdhetarëve të vërtetë që për kombin kanë dhënë gjithçka. Një jetë prej luftëtari e idealisti të vërtetë.

Sot ai qenka ndarë nga jeta duke lënë pas emrin e madh të krijuar në luftën për liri në Kosovë e Luginë të Preshevës.

Rabit Aliu ishte bashkëluftëtar i Fehmi Lladrovcit e i shumë heronjve të Kosovës. Ai ka gëzuar një respekt të jashtëzakonshëm tek të gjithë ata që e kanë njohur. Këtë respekt ai e ka merituar me veprimtarinë, luftën dhe sjelljen e tij shembullore me bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e tij si dhe vendosmërinë për ta çuar deri në fund idealin e luftës për liri e bashkim kombëtar.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rabit Aliun!

Lamtumirë Komandant Presheva!