Shkruan: Amina Nuraj
Largimi i Vuçiçit nga posti i Presidentit të Serbisë nuk më duket se ndryshon thelbin e problemit për shqiptarët në Serbi. Sepse problemi nuk është vetëm Vuçiçi — problemi është një mentalitet dhe një politikë që prej vitesh na e vështirësojnë jetën dhe na shtyjnë të largohemi nga vendi ynë.
Ndërrohen emrat, ndërrohen fytyrat, por kur politika mbetet e njëjtë, për shqiptarin ndryshon shumë pak.
Si Vuçiçi, si ata që kanë ardhur para tij dhe ata që mund të vijnë pas tij, për shqiptarët shpesh duken si pjesë e të njëjtit mentalitet: një politikë që na e vështirëson jetën, na shtyn drejt largimit dhe na bën të ndihemi të huaj në vendin ku kemi lindur dhe ku kanë jetuar të parët tanë.
Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë të drejtat që na takojnë, respekt, barazi dhe mundësinë për të jetuar të lirë e me dinjitet në vendlindjen tonë.
Sepse shqiptari nuk duhet të detyrohet të largohet nga vatër e vet për t’i shpëtuar një sistemi që ia vështirëson jetën. Ndryshimi i një emri nuk mjafton, nëse nuk ndryshon mënyra se si trajtohet shqiptari.
Ne do të vazhdojmë të flasim, të kërkojmë të drejtat tona dhe të mos heshtim.

