Shkup, 27 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëkuptimi.
Në urimin e tij, ambasadori Meidani thekson se Kurban Bajrami është një festë që rikujton vlerat e besimit, sakrificës dhe paqes së brendshme, duke shërbyer si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.
Urimi i ambasadorit Meidani:
Kurban Bajrami na rikujton vlerën e heshtur të besimit, sakrificës dhe paqes me vetveten.
"
"
Uroj që kjo ditë të sjellë më shumë dritë në shpirt, më shumë mirësi mes njerëzve dhe më shumë arsye për të besuar tek njëri-tjetri.
Gëzuar!

